Ndërlidhjet

logo-print

Raportohet për 30 të vrarë në Irak


Agjencitë perëndimore të lajmeve e kanë cituar policinë në qytetin jugor irakian të Basras të kenë thënë se të paktën 30 persona janë vrarë sot kur një sulmues vetëvrasës, i maskuar si polic, shënjestroi një grup të pelegrinëve shiitë.

Policia tha se sulmuesi kishte veshur një uniformë policie dhe kishte një kartë identiteti, që i lejonte atij të kishte qasje në një pikë kontrolli, ku pelegrinët shiitë po prisnin për të shënuar përfundimin e Arbainit, një prej ditëve të shenjta në kalendarin shiit.

Policia tha se disa prej njerëzve të vrarë ishin policë, ndërsa 90 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi.
XS
SM
MD
LG