Ndërlidhjet

Tunizia shënon një vjetorin e revolucionit


Tunizia po e shënon një vjetorin e revolucionit, që largoi ish-liderin, Zine Ben Ali nga pushteti.

Ben Ali u largua për në Arabinë Saudite një vit më parë, pasi një shitës i frutave i vuri vetes flakën, gjë që shkaktoi protesta në të gjithë vendin.

Me qindra tunizianë u mblodhën sot në sheshin Tunis, duke thirrur slloganin “punë, liri dhe dinjitet”, si dhe “ne do të vazhdojmë të luftojmë”.

Pavarësisht largimit të Ben Alit, që ishte president i Tunizisë që nga viti 1987, kushtet e vështira që çuan në pakënaqësi sociale vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot.
XS
SM
MD
LG