Ndërlidhjet

Itali: Tre të vdekur dhe 14 të lënduar


Tre njerëz kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, pasi një anije udhëtimi italiane, me më shumë se 4000 njerëz në të, ngeci mbrëmë në rërë dhe u lakua, duke shkaktuar skena të panikut.

“Ka tre të vdekur që janë verifikuar”, ka lajmëruar Xhuzepe Linardi, një zyrtar i lartë i sigurisë publike në Groseto, duke shpjeguar vështirësitë në procesin e shpëtimit, që çoi në konfuzione lidhur me shifrën e të vdekurve.

Anija “Costa Concordia” ishte duke udhëtuar nëpër Mesdhe, kur ngeci në rënë në afërsi të ishullit Giglio, në kohën kur udhëtarët ishin ulur për të darkuar. Disa prej tyre, nga paniku, kërcyen menjëherë në ujin e akullt.

“Kishte skena paniku sikurse në Titanik. Ne ngecëm në rërë, në shkëmbinjtë afër ishullit të Giglios. Nuk e di se si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. Kapiteni është i çmendur”, citohet të ketë thënë një udhëtare, Mara Parmexhani, për mediat italiane.

Zyrtarët lokalë thonë se të paktën 14 persona janë lënduar. Nga ana tjetër, rreth 20 njerëz janë shpëtuar me helikopterë.
XS
SM
MD
LG