Ndërlidhjet

Hoxhaj takohet me Topin


Gjatë vizitës zyrtare dy ditore në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Presidenti Topi, vlerësoi lart qëndrimin dhe punën që kanë bërë institucionet e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, në drejtim të konsolidimit të shtetit të pavarur, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Më tutje tuhet se Topi veçoi karakterin strategjik të marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, çka synon shndërrimin e tyre në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me aspiratat e përbashkëta për t’u integruar në institucionet euroatlantike.

Presidenti Topi dhe Ministri i Jashtëm Hoxhaj ndanë pikëpamje të përbashkëta edhe për domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve institucionale, politike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është takuar edhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike dhe akademike në Tiranë, njofton Minsitria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
XS
SM
MD
LG