Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do të bllokojnë hyrjen e mallrave nga Serbia, në vendkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Në rrugën drejt Merdares mësohet të jenë shtuar masat e sigurisë. Siç raporton ekipi i Radios Evropa e Lirë, në kryqëzimin rrugor Podujevë-Merdare, forcat e rendit kanë formuar kordon dhe tash për tash nuk po lejojnë depërtimin.
Autoritetet kosovare dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të protestës në dhunë.