Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje: Ndalohen autobusët në Morinë


Lëvizja Vetëvendosje njofton se për rreth dy orë janë ndaluar autobusët e lëvizjes, nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare në Morinë.

Sipas Vetëvendosjes, më pas atyre iu është komunikuar që nuk do të lejohen të kalojnë kufirin, për "shkaqe teknike".

“Kur aktivistët provuan të kalojnë në këmbë, policia ka ndërhyrë ashpër, së pari duke rrahur një aktivist, brenda në autobus, vetëm se ka shpalosur flamurin kombëtar, dhe më pas edhe duke përdorur sprej lotsjellës. Gjendja është e tensionuar, aktivistët dhe qytetarët po kërkojnë përgjigjen me shkrim për ndalesën e tyre”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje u bën thirrje autoriteteve kufitare t’i lëshojnë qytetarët, duke respektuar të drejtën e tyre legjitime për të marrë pjesë në protestën paqësore “Serbia nuk kalon!”.
XS
SM
MD
LG