Ndërlidhjet

SHBA-ja kërcënon Iranin të mos bllokojë transportin


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se e kanë paralajmëruar Iranin kundër çdo veprimi që kërcënon rrjedhjen e naftës nga Gjiri Persik.

Zyrtarët e marinës thanë se në incidente të ndara, tri anije iraniane, secila e pajisur me armë të montuara, e kanë ndjekur një anije të marinës amerikane, jashtë Gjirit, në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.

Nuk raportohet se ka pasur gjuajtje dhe thuhet se anijet iraniane janë tërhequr.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se SHBA-ja dëshiron të sigurohet se është e gatshme për çdo lloj situate dhe se i ka të gjitha mundësitë në tavolinë.
XS
SM
MD
LG