Ndërlidhjet

Merkel komenton vlerësimet e Standard & Poor


Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se Evropa e ka një rrugë të gjatë përpara për të rikthyer besimin e investitorëve, pas vlerësimeve të agjencisë “Standard & Poor”, e cila u uli dje pikët nëntë shteteve të eurozonës.

Merkel tha se vendimi nuk ishte një befasi dhe përmendi faktin se Standard & Poor është një prej tri agjencive vlerësuese.

Austria, një prej nëntë shteteve që iu zvogëlua numri i pikëve, është përgjigjur sot përmes një deklarate, duke thënë se vendimi për të ulur vlerësimin e saj për një pikë ishte i pakuptueshëm.
XS
SM
MD
LG