Ndërlidhjet

FT: Pozicioni i Francës pas degradimit


"Standard & Poor's"

"Standard & Poor's"

“Financial Times”

Vendimi nga “Standard & Poor's” për të ulur vlerësimin për Francën, bashkë me Austrinë, me nga një pikë, është momenti që shumë ia kanë pasur frikën, veçanërisht presidenti Nikolas Sarkozi.

Por, një gjë e tillë nuk është fundi i botës. Rezultati më i mundshëm dhe shpresa më e mirë është se nuk do të ketë ndryshim aq të madh.

Vlerësimet sovrane të pikëve janë në vetvete të parëndësishme: ato nuk zbulojnë ndonjë informacion të ri dhe duhet të jenë kryesisht konkluzione të pashmangshme.

“Standard & Poor's” edhe vetë e pranon se publikimi i një metodologjie të bazuar në faktorët e njëjtë të ndjeshëm që përdoren nga të gjithë, mund të vlerësohet si rrezik sovran. Nëse gjykimet e vlerësimeve kanë ndikim kur nuk e meritojnë, kjo ndodh sepse qeveritë ua japin atyre këtë rol përmes rregullimit formal.

Në rastin e Francës, i pari i vendit, Sarkozi, për një kohë të gjatë ka insistuar në shenjtërinë e vulës së trefishtë franceze - AAA. Në vendin e tij, ai tani do të duket i dobët nga zgjedhjet dhe do të duket edhe më i dobët në lojën e negociatave të Eurozonës.

Përtej kësaj, efekti ekonomik mund të jetë i limituar. Franca është duke i sjellë financat e saj publike nën kontroll dhe ulja e vlerësimit të saj prej një pike nga një agjenci, nuk duhet t’i shtohet kostos së huamarrjes.

Viktimë kryesore mund të jetë statusi i trefishtë A i Fondit Evropian për Stabilizim Financiar.

Por, kjo nuk do të jetë një gjë e keqe. Nëse Eurozona do ta pranonte një vlerësim të dyfishtë A për fondin e vet të shpëtimit, do të hiqte një pengesë të vetimponuar mbi fondet që mund të ngriheshin për shtetet e trazuara.

Tregjet janë të brishta dhe të ndryshueshme, prandaj edhe rezultatet e këqija nuk mund të përjashtohen.

Goditja psikologjike do të mund të rindizte panik në tregjet italiane dhe spanjolle, të cilat këtë javë u shfaqën relativisht më mirë pas trazirave të para-krishtlindjeve.

Por, nuk ka kohë ideale në krizë. Qeveritë e Eurozonës e kanë pasur fokusin më të mirë në trajtimin e çdo pasoje nga vlerësimi.

Kjo nënkupton se shpejtimi i zbatimit të mjeteve do të mund të ndalonte borxhet e shteteve. Fondi Evropian për Stabilizim Financiar duhet të vendoset në një shkallë më të gjerë dhe me një shpejtësi të madhe.

Ç'është më e rëndësishmja, qeveritë e Eurozonës duhet t’i ndërpresin grindjet.

Zoti Sarkozi ka ende mundësi për të luajtur përderisa ura ndërmjet thelbit dhe periferisë është në Eurozonë. Ai gjithashtu i ka ndihmuar Gjermanisë që të zhvendoset nga zona e saj e rehatisë. Vendet me vlerësime të trefishta duhet të vëzhgohen, në mënyrë që të bëjnë më shumë. (v.k.)

* Titulli është përshtatur nga redaksia
XS
SM
MD
LG