Ndërlidhjet

Kina mirëpret fitoren e Maut në zgjedhjet e Tajvanit


Kina ka bërë të ditur sot se e ka mirëpritur ri-zgjedhjen e presidentit të Tajvanit Ma Jing-jou, i cili favorizon lidhjet e afërta me Pekinin.

Zyra kineze për çështje të Tajvanit, e cila drejton marrëdhëniet e Pekinit me ishullin vetë qeverisës, nuk dha komente të drejtpërdrejta lidhur me fitoren e Maut, por tha se përvoja e viteve të kaluara ka treguar se dy anët e Ngushticës së ndarë të Tajvanit janë në rrugën e duhur.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjo zyrë thuhet se Kina do të vazhdojë që t’i kundërshtojë ata që përkrahin pavarësinë e plotë të Tajvani, i cili ka qenë i ndarë nga kontrolli i kontinentit që nga viti 1949.

Në komunikatë thuhet se Kina është e gatshme që të punojë për të "hapur një vështrim të ri të zhvillimit paqësor në marrëdhëniet e ngushta.
XS
SM
MD
LG