Ndërlidhjet

Vetëvendosje thotë se janë arrestuar deputetët e saj


Lëvizja Vetëvendosje njofton se janë arrestuar deputetët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, si dhe anëtarët e tjerë të lëvizjes, Ismajl Kurteshi, Boiken Abazi, Aida Dërguti, Alban Krasniqi, Kushtrim Morina dhe Premton Ibërdemaj, te pika kufitare, Dheu i Bardhë.

Nga ana tjetër, Vetëvendosje thotë në Besianë se janë arrestuar deputeti Afrim Hoti, Taulant Kurti, deputetja Albana Gashi, si dhe Blerim Sallahu.

Sipas Vetëvendosjes, te Dheu i Bardhë, protestuesit po qëndrojnë të ulur në tokë.
XS
SM
MD
LG