Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Disa aktivistë të lënduar dhe rreth njëqind të arrestuar


Pas intervenimit të policisë së Kosovës ndaj protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin nisur në drejtim të vendkalimit kufitar Merdare, në kufi me Serbinë dhe në vendkalimin tjetër kufitar, Dheu i Bardhë, thuhet se janë arrestuar rreth 100 aktivistë të Vetëvendosjes.

Xhelal Sfeqla nga Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se në mesin e të lënduarve janë edhe dy të lënduar me plumba gome.

“Sipas informatave të fundit janë mbi 100 të arrestuar në Podujevë, kurse në Dheun e Bardhë dhjetëra aktivistë e deputetë janë arrestuar, por arrestimi po vazhdon edhe deri sa ne po flasim” ka thënë Sfeqla.

Ai tregon se dy nga aktivistët e lënduar në magjistralen Prishtinë – Podujevë, kanë pësuar lëndime në kokë dhe siç kanë pohuar vetë të lënduarit, janë lënduar me plumba gome.
XS
SM
MD
LG