Ndërlidhjet

logo-print

Arrinë në Siri anija ruse me mallëra të dyshimta


Një anije e dyshuar se bartte municion nga Damasku ka arritur në portin sirian të Tartusit më 11 ose 12 janar, ka thënë sot një ekspert i transportit, Mihail Voitenko për agjencinë e lajmeve, AFP.

Konkluzionet e tij ai i bazon në një shqyrtim të të dhënave nga sistemi automatik i identifikimit të anijes.

“Pasi ka ikur nga Limasoli, anija është nisur për në Tartus. Pasi kanë udhëtuar dy të tretat e rrugës, ekipi e ka shkyçur sinjalin AIS”, ka thënë Voitenko.

Një burim nga operatori i anijeve Westberg i ka thënë dje agjencisë së lajmeve, AFP, se anija transportonte mallëra të rrezikshme, të destinuara për Sirinë.
XS
SM
MD
LG