Ndërlidhjet

Ka filluar votimi në Kazakistan


Në Kazakistan është duke u votuar për zgjedhjet parlamentare, që mendohet se do ta shtyejnë vendin larg traditës së sistemit një partiak.

Shërbimi i Kazakistanit i radios Evropa e Lirë njofton se të paktën një nga gjashtë partitë që po e sfidojnë partinë në pushtet, Nur Otan, të presidentit Nursultan Nazarbaev, e ka mëse të garantuar hyrjen me 107 ulëse në shtëpinë e ulët të parlamentit, edhe nëse dështon ta kalojë pragun e 7 përqindëshit.

Këto ndryshime në ligjin për zgjedhje ishin bërë pas kryengritjeve vdekjeprurëse në rajonin perëndimor të vendit, për shkak të sundimit autoritar prej dy dekadash të Nazarbaevit.

Votimi raportohet të ketë qenë i qetë në qytetin perëndimor të Zhanaozenit, qendrës ku shpërtheu kryengritja e fundit.
XS
SM
MD
LG