Ndërlidhjet

Pajisja e dështuar hapësinore ruse filloi zbritjen në tokë


Pajisja e dështuar ruse në planetin Mars ka filluar të lëshohet në tokë, vetëm dy muaj pasi anija me vlerë prej 165 milionë dollarësh ishte lëshuar në atë që parashihej të ishte një mision rreth 2 vjeçar.

Agjencia hapësinore ruse, Roscosmos thotë se pjesë të pajisjet ka gjasë të bien në tokë në mesnatën e sotme.

Pajisja prej 13 tonelatash përfaqëson një prej rënienve më të pakontrolluara në tokë në vitet e fundit.

Por zyrtarë rusë dhe amerikanë të hapësirës thonë se shumica e pajisjes do të digjet pas hyrjes së sërishme në atmosferën e tokës dhe se nuk do të ketë shumë rrezik prej pjesëve të mbetura, të cilat pritet të bien në oqean.
XS
SM
MD
LG