Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki Mun: Presidenti sirian t’i ndalë vrasjet


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun i ka bërë thirrje presidentit të Sirisë që ta ndalojë gjakderdhjen e vazhdueshme në vendin e tij dhe tha se “rendi i vjetër” i sundimit të një familjeje, ka mbaruar në Lindjen e Mesme.

Duke folur në një konferencë arabe për demokracinë botërore në Bejrut, Ban ka kërkuar nga presidenti Bashar al-Asad që ta ndalojë vrasjen e njerëzve të tij, duke shtuar se rruga e shtypjes nuk çon askund.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 5000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në Siri para më shumë se 10 muajsh.
XS
SM
MD
LG