Ndërlidhjet

Rivitalizim apo privatizim?


Trepça
Trepça
Gjiganti metalurgjik “Trepça”që gjendet në Mitrovicë, është një ndër subjektet më të rëndësishme komerciale në Kosovë, dhe rrjedhimisht është ndërmarrja shoqërore më e madhe dhe më komplekse në mandatin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në fund të vitit të kaluar, kjo ndërmarrje ka kaluar nën administrim të Agjiencisë Kosovare të Privatizimit, në bazë të ligjit për Riorganizimin dhe Likuidimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë, ku bën pjesë edhe Trepça, duke u larguar në këtë mënyrë nga menaxhimi i rregulloreve të vjetra të UNMIK-ut.

Trepça
Trepça
Arta Gosalci, zëdhënëse në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thotë se rregullorja e UNMIK-ut, nuk ka plotësuar kushtet minimale për një riorganizim të mirëfilltë dhe për këtë arsye, sipas saj, ka qenë e domosdoshme që kjo rregullore të zëvendësohet me Ligjin e ri, që do të sigurojë që riorganizimi i Trepçës të menaxhohet dhe kontrollohet nga AKP-ja.

“Përmes këtij ligji, që ka hyrë në fuqi me datë 26 tetor 2011, Agjencia do të ketë kompetenca për të angazhuar shërbimet e ekspertëve ndërkombëtarë për miniera dhe josolvencë për të dizajnuar planin e riorganizimit që do të jetë më i përshtatshmi për këtë ndërmarrje komplekse, së bashku me ekspertët e specializuar ligjorë për t’i trajtuar ankesat”, thotë Gosalci.

Kombinati “Trepça”, si gjigant ekonomik kosovar me asete dhe degë të ndryshme të shpërndara në rajone të ndryshme, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe jashtë saj, ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë në vitet ‘80, me mbi 20 mijë punëtorë.

Sidoqoftë, njohës të kësaj fushe konsiderojnë se Trepça më nuk mund të rikthehet në gjendjen e viteve ‘80.

Për këtë arsye, Blerim Rexha, ish-zëvendësministër i Energjisë dhe Minierave, vlerëson se asestet jofitimprurëse të kësaj kompanie duhet të privatizohen, në mënyrë që Trepça t’u përshtatet kushteve të reja të tregjeve rajonale.

“Sipas mendimit tim, ajo duhet të rivitalizohet, asetet më fitimprurëse të ndalen dhe asetet jofitimprurëse të shiten dhe të largohen dhe t’i kemi asetet fitimprurëse me qëllim që përpunimi i metaleve të mbetet në Kosovë”, vlerëson Rexha.

Por, udhëheqës të këtij kompleksi, thonë se situatës ekonomike në vend i nevojitet rivitalizimi dhe jo privatizimi i kompleksit metalurgjik “Trepça”.

Mendimi i gjithë ekipit tim është që Trepça, tash për tash, për ekonominë e vendit, ka nevojë të rivitalizohet, rifunksionalizohet me të gjitha kapacitet e saj minerale dhe
metalurgjike.
Ferat Shala, menaxher në këtë kombinat, thotë se ligji i miratuar vitin e kaluar për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara, ku bën pjesë edhe “Trepça”, i hap rrugë dhe perspektivë legale këtij kompleksi për riorganizim dhe rivitalizimin e tij.

“Mendimi i gjithë ekipit tim është që Trepça, tash për tash, për ekonominë e vendit, ka nevojë të rivitalizohet, rifunksionalizohet me të gjitha kapacitet e saj minerale dhe metalurgjike. ‘Trepça’ do të jetë kontribuuesi më i madh për ekonominë e Kosovës, për zbutjen e papunësisë së madhe në vend, për të hyrat e mëdha financiare nga eksporti i metaleve të çmueshme dhe metaleve me ngjyra që mund t’i japë ‘Trepça’ në perspektivë, dhe praktikisht do të ishte subvencionues i mirë buxhetit”, shprehet Shala.

Ky gjigant metalurgjik tash numëron rreth 1500 punëtorë shqiptarë, kurse 1000 punëtorë të tjerë janë të komunitetit serb dhe punojnë në sektorët e kësaj ndërmarrjeje, që gjenden në pjesën veriore të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG