Ndërlidhjet

logo-print

Kina kundërshton sanksionet amerikane ndaj kompanisë kineze


Kina e ka kritikuar SHBA-në për imponim të sanksioneve në një nga kompanitë e saj shtetërore të naftës, që eksporton produkte të naftës për Iranin.

Ditën e enjte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës imponuan sanksione ndaj kompanisë kineze, Zhuhai Zhenrong, duke ia ndaluar asaj të bërit biznes në Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja thotë se kompania ndërmjetësoi shërbime të benzinës me Iranin në vlerë prej më shumë se 500 milionë dollarësh, që nga korriku i vitit 2010 deri në janarin e vitit 2011.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Kinës, Liu Ueimin tha sot përmes një deklarate se Kina shprehë pakënaqësi të madhe dhe kundërshtim të fortë ndaj këtij veprimi.

Ai shtoi se bashkëpunimi i Kinës me Iranin është i ngjashëm sikurse me shtetet e tjera.
XS
SM
MD
LG