Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Pakistan, 13 të vrarë


Të paktën 13 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 janë lënduar sot kur një shpërthim goditi një grup fetar në qytetin pakistanez Kanpur, në provincën Punjab.

Me qindra shiitë pakistanezë po hynin në një xhami, për tu mbledhur për një nga përvjetorët në kalendarin shiit, kur ndodhi shpërthimi.

Një oficer lokal i policisë tha se hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Por nga ana tjetër, shefi i policisë, Sohail Kata tha se shpërthimi erdhi si rezultat i një bombe që ishte vendosur para ceremonisë.
XS
SM
MD
LG