Ndërlidhjet

Hoxhaj udhëton për në Gjermani


Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj sot udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani, me ftesë të Ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Guido Vestervelle, njofton zyra për informim e ministrisë.

Hoxhaj pritet të takohet nesër me homologun e tij gjerman për të diskutuar për zhvillimet ndërkombëtare rreth Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se Hoxhaj do të zhvilloj takime edhe me udhëheqës të tjerë të lartë të shtetit gjerman, si dhe me shumë personalitete të cilat kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të japin kontribut të madh për avancimin e proceseve shtetëndërtuese e integruese të Kosovës.
XS
SM
MD
LG