Ndërlidhjet

Kapiteni i anijes italiane u largua para udhëtarëve


Një prokuror italian i ka konfirmuar akzuat e udhëtarëve se kapiteni i anijes italiane të udhëtimit, Costa Concordia e ka brakstisur anijen para largimit të të gjithë udhëtarëve.

Tre njerëz është konfirmuar se kanë vdekur, kur anija që bartte më shumë se 4000 njerëz u bllokua në rërë dhe filloi të lakohej.

I pyetur sot nga një televizion italian lidhur me akuzat nëse kapiteni e kishte lënë anijen para shpëtimit të udhëtarit të fundit, prokurori i Grosetos, Françesko Verusio tha se ai fatkeqësisht duhet ta konfirmojë një gjë të tillë.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino është ndaluar në polici për tu marrë në pyetje rreth rastit, nën akuzat dhe dyshimet për vrasje të njerëzve, për braktisje të anijes përpara udhëtarëve të tjerë, si dhe për dëmtim të anijes së udhëtimit.
XS
SM
MD
LG