Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi thotë se Franca mund ta tejkalojë krizën me reforma


Presidenti francez, Nikollas Sarkozi tha sot se Franca do të mund ta tejkalojë krizën e borxheve, përderisa është e përgatitur për të miratuar reforma ekonomike, njofton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ky vlerësim i Sarkozisë vjen dy ditë pas uljes së pikëve të Francës nga agjencia e vlerësimeve, Standard & Poor.

Ai tha se do të njoftojë për reforma në fund të këtij muaji dhe se ka për qëllim që t’i zbatojë ato menjëherë. Ai gjithashtu ka paralajmëruar bisedime me liderët e sindikatës dhe punëtorët në javën e ardhshme.

“Do t’u tregoj atyre vendimet e rëndësishme që duhet marrë pa humbur kohë”, tha Sarkozi gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së Mishellë Debrë, babait të Kushtetutës së Republikës së Pestë të Francës.
XS
SM
MD
LG