Ndërlidhjet

logo-print

Itali: 40 të zhdukur nga katastrofa e anijes së udhëtimit


Shpëtimtarët ende po vazhdojnë të kërkojnë rreth 40 persona që ende konsiderohen të zhdukur, pas incidentit të anijes italiane të udhëtimit, e cila filloi të fundosej para dy ditësh në brigjet e Italisë.

Më shumë se 4000 njerëz që po udhëtonin me anijen janë evakuuar nga barkat e shpëtimit apo duke notuar, ndërsa policia thotë se tre njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë gjetur të gjallë në brendi të anijes, përfshirë një çift nga Koreja e Jugut, që ishin në muajin e tyre të mjaltit.

Hetuesit thonë se ende nuk e kanë kuptuar shkakun e gjithë kësaj katastrofe.

Kapiteni i anijes luksoze, Costa Concordia është duke u mbajtur në burg, nën akuzat dhe dyshimet për vrasje të njerëzve, për braktisje të anijes përpara udhëtarëve të tjerë, si dhe për dëmtim të anijes së udhëtimit.
XS
SM
MD
LG