Ndërlidhjet

Akuza për mashtrime për votimin në Kazakistan


Votimi për zgjedhjet parlamentare në Kazakistan po vazhdon në mes të akuzave për keqpërdorime dhe mashtrime, njofton shërbimi kazak i radios Evropa e Lirë.

Votimi, që vjen një muaj pas kryengritjeve vdekjeprurëse në rajonin perëndimor të vendit, ndjekë krijimin e një ligji të ri të zgjedhjeve, që ka për qëllim përfundimin e fazës së sundimit një-partiak, nga partia në pushtet Nur Otan e presidentit Nursulltan Nazarbaev.

Sipas ligjit të ri, të paktën një nga gjashtë partitë që po e sfidojnë partinë në pushtet, Nur Otan, e ka mëse të garantuar hyrjen me 107 ulëse në shtëpinë e ulët të parlamentit, edhe nëse dështon ta kalojë pragun e 7 përqindëshit.

Duke hedhur votën e tij në kutitë e votimit, presidenti 71 vjeçar, Nursulltan Nazarbaev, i cili është në krye të presidencës që dy dekada, e quajti votimin e sotëm një test të madh.

“Jam i sigurt se si gjithmonë, njerëzit kazak do të votojnë për stabilitet dhe qetësi në vendin tonë, si dhe për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur që të mbajmë zgjedhje të hapura e të drejta. Ky është një test i madh për neve”, ka thënë presidenti i Kazakistanit.
XS
SM
MD
LG