Ndërlidhjet

Itali: Vazhdojnë kërkimet për të zhdukur


Anija Costa Concordia, 14 Janar 2012...
Anija Costa Concordia, 14 Janar 2012...
Zyrtarët thonë se numri i personave të zhdukur për gati dy ditë, pasi anija luksoze italiane filloi të fundosej në brigjet perëndimore të Italisë, tashmë ka zbritur në 17 persona, ndërkohë që shpëtimtarët po vazhdojnë ende kërkimet.

Më shumë se 4000 njerëz që po udhëtonin me anije, janë evakuuar me barkat e shpëtimit apo duke notuar, ndërsa policia thotë se tre njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë gjetur të gjallë në brendi të anijes, përfshirë një çift nga Koreja e Jugut, që ishin në muajin e tyre të mjaltit.

Hetuesit thonë se ende nuk e kanë kuptuar shkakun e gjithë kësaj katastrofe.

Kapiteni i anijes luksoze, Costa Concordia është duke u mbajtur në burg, nën akuzat dhe dyshimet për vrasje të njerëzve, për braktisje të anijes përpara udhëtarëve të tjerë, si dhe për dëmtim të anijes së udhëtimit.(v.k.)
XS
SM
MD
LG