Ndërlidhjet

Kina përkrahë kërkesat për ndryshime në Lindje të Mesme


Kryeministri i Kinës dha miratimin më të hapur të qeverisë deri më tani për ndryshimet gjithëpërfshirëse në botën arabe, duke shprehur një mbështetje të pazakontë, gjatë një takimi me kreun e një shoqate të shteteve muslimane.

Uen Xhibao tha se Kina bën thirrje për dhënien fund të dhunës kundër civilëve, mbështet ankesat për ndryshim nga njerëzit e shqetësuar të këtyre vendeve dhe shpreson e beson që qeveritë dhe popujt e rajonit kanë aftësinë për të zgjidhur problemet e tyre, bën të ditur agjencia kineze shtetërore e lajmeve, Xinhua.

Gjatë takimit në Rijad me Ekmeledin Isanoglu, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Islamike për Bashkëpunim, Uen ka diskutuar për Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore, njofton agjencia kineze e lajmeve.

Vizita e tij në Arabinë Saudite vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë përpjekje për të fituar mbështetje për forcimin e sanksioneve ekonomike kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG