Ndërlidhjet

Një norvegjez rrëmbehet në Jemen


Një burrë norvegjez, i cili punon për Kombet e Bashkuara, është rrëmbyer nga një grup i armatosur në kryeqytetin e Jemenit, Sana, thonë zyrtarët.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Norvegjeze, Ford Overland Andersen ka thënë se ministria është informuar se 34 vjeçari norvegjez është rrëmbyer mëngjesin e sotëm, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Sipas të dhënave të zyrtarëve të sigurisë së Jemenit, punëtori i Kombeve të Bashkuara është kidnapuar në Sana nga njerëz të armatosur, të cilët e kanë transferuar atë në qendër të provincës Marib, rreth 179 km në lindje të kryeqytetit.

Zyrtarët thonë se norvegjezi është marrë peng nga fisi Obejid Marib.

Ata po kërkojnë lirimin e një anëtari të fisit të tyre, i cili u arrestua nën akuzat për vrasjen e katër ushtarëve, që e kishin për detyrë të ruanin tanket e naftës.

Liderë të fiseve të tjera, të afërta me Obejid Marib, thonë se punëtori i Kombeve të Bashkuara është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se rrëmbyesit e tij janë në kontakt me zyrën e OKB-së në Jemen.
XS
SM
MD
LG