Ndërlidhjet

Mohohet vrasja e liderit taliban


Një zëdhënës i talibanëve pakistanezë, Asimullah Mehsud, ka mohuar se lideri i grupit të tyre është vrarë nga sulmi i avionëve të telekomanduar amerikanë.

Zyrtarët e iteligjencës pakistaneze janë cituar të kenë thënë se kanë zbuluar një numër bisedash të talibanëve, që thoshin se lideri i tyre, Hakimullah Mesud, është vrarë më 12 janar në rajonin e Vaziristanit Verior, pranë kufirit afgan.

Deklarata për vrasjen e tij kishin qarkulluar edhe në fillim të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG