Ndërlidhjet

Kapiteni i anijes “ka bërë gabime”


Pronari i anijes italiane, që ka ngecur në rërë në brigjet e Italisë, duke vrarë të paktën pesë njerëz, tha se kapiteni mund të ketë bërë “gabime në drejtim”, që kanë shkaktuar pasoja serioze.

Në deklaratën e kompanisë “Costa Crociere” thuhet po ashtu se nuk janë ndjekur procedurat standarde për raste emergjente.

Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, është arrestuar nën akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.

Incidenti ndodhi me 4,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord.

Pesë viktimat përfshijnë persona nga Italia, Spanja, Franca dhe Peru.

Mbi 60 njerëz të tjerë janë lënduar, ndërsa 15 vazhdojnë të mbesin të zhdukur.
XS
SM
MD
LG