Ndërlidhjet

Jahjaga merr pjesë në Samitin Botëror të Energjetikës


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka udhëtuar sot për në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë në Samitin Botëror për të Ardhmen e Energjetikës.

“Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve. Mes pjesëmarrësve është edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, zyrtarë të tjerë të lartë të OKB-së, presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm, ministra të energjetikës dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shteteve nga e mbarë bota”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas tij, Jahjaga do të zhvillojë një sërë takimesh me personalitete të larta botërore.

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë njohur Republikën e Kosovës më 14 tetor, 2008.
XS
SM
MD
LG