Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania do agjenci të pavarur vlerësimi


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se është koha që Evropa të krijojë agjencinë e saj të pavarur të vlerësimit.

Ai i bëri këto komente në Greqinë e goditur nga borxhet, vetëm dy ditë pasi agjencia me seli në SHBA “Standard and Poor’s” uli vlerësimet për nëntë shtete evropiane – duke ngritur shqetësime të reja të tregjeve për krizën e borxheve në Evropë dhe monedhën euro.

Vestervelle tha se vendimet e angjencive të vlerësimit “mund të ndihmojnë në krijimin e pasigurive në treg”.

Sipas tij, marrëveshjet ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim trajtimin e krizës së borxhit, “duhet të japin një mundësi reale për të punuar”.

Evropa ka muaj që lëkundet nga kriza e saj e borxheve. Të premten, si rezultat i vendimit të fundit të agjencisë “Standard and Poor’s”, Franca dhe Austria kanë humbur vlerësimin me nga 3A.
XS
SM
MD
LG