Ndërlidhjet

Bogdanoviq “i shqetësuar” nga Vetëvendosja


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se aksioni i Lëvizjes Vetëvendosje në Merdare është “ushtrim i dhunës që mund të përsëritet” në veri të Kosovës.

Bogdanoviq, për mediat serbe, ka thënë se “nuk është e rastit që një gjë e tillë të ndodhë pikërisht tani, kur bisedimet në Bruksel kanë dhënë rezultate”.

“Tani, kur bisedimet kanë dhënë rezultate dhe kur marrëveshjet po zbatohen plotësisht, është e qartë se dikush ka nevojë për provokime dhe t’i kthejë gjërat prapa. Është e qartë se dikujt nuk i konvenon stabiliteti”, është shprehur Bogdanoviq.

Ai ka thënë se nuk e kupton “çfarë reciprociteti kërkon ‘Vetëvendosje’ në eksport dhe import, kur Kosova nuk prodhon gati asgjë”,

Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të shtunën të bllokojë hyrjen e mallrave serbe në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por është penguar nga Policia e Kosovës.
XS
SM
MD
LG