Ndërlidhjet

Irani konfirmon marrjen e mesazhit amerikan


Irani ka konfirmuar marrjen e një mesazhi nga Shtetet e Bashkuara, në lidhje me Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kjo e rëndësishme e naftës botërore në Gjirin Persik.

Ministria e Jashtme iraniane tha se Teherani po shqyrton letrën dhe “do të përgjigjet nëse është e nevojshme”. Ajo nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me përmbajtjen e letrës.

Të premtën, gazeta “New York Times” ka raportuar se Uashingtoni ka paralajmëruar liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamnej, se bllokimi i ngushticës në fjalë “do të provokonte përgjigje”.

Autoritetet iraniane kanë kërcënuar se do të mbyllin Hormuzin në rast të sulmeve ushtarake apo forcimit të sanksioneve për shkak të programit bërthamor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG