Ndërlidhjet

logo-print

Ban Asadit: Ndalo vrasjet!


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje presidentit të Sirisë të “ndalojë gjakderdhjen”, duke thënë se “metoda e vjetër” e sundimit të një familjeje në Lindjen e Mesme ka marrë fund.

Duke folur një një konferencë për demokracinë në Bejrut të Libanit, Ban kërkoi nga presidenti Bashar al-Asad të “ndalojë vrasjen e popullit të tij”, sepse “rruga e represionit do të çojë në një fund tragjik”.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 5,000 njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave në Siri, dhjetë muaj më parë.

Thirrja e zotit Ban erdhi pasi që presidenti sirian dekretoi një amnisti të përgjithshme për krimet e kryera gjatë trazirave.
XS
SM
MD
LG