Ndërlidhjet

“Ndarja” fiton Globin e Artë


Fituesit e Globit të Artë
Fituesit e Globit të Artë
Filmi iranian “Ndarja” ka fituar çmimin e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, në ceremoninë e shpërblimeve “Golden Globe” në Los Angjelos.

“Ndarja” flet për historinë e një çifti të martuar që përballet me dilemën nëse duhet larguar nga Irani.

Ai ka mundur filmat rivalë nga Kina, Belgjika, Spanja, si dhe filmin dygjuhësh për luftën në Bosnjë, nën regjinë e Anxhelina Zholit.

“Golden Globe” radhitet si çmimi i dytë pas “Oscar”-it në ndarjen vjetore të çmimeve të “Hollywood”-it.

“Ndarja” është shpërblyer edhe me çmimin “Golden Bear” për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin.(v.t.)


XS
SM
MD
LG