Ndërlidhjet

Putin kërkon dialog për të ardhmen


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për “dialog të gjerë” rreth perspektivave të zhvillimit të vendit.

Putin, në artikullin e postuar në putin2012.ru – që është ueb-faqja e tij për fushatën e zgjedhjeve presidenciale – thotë se vetëm diskutimi i gjerë dhe marrëveshjet për synimet kombëtare mund ta çojnë Rusinë përpara.

Sipas tij, shteti rus ka nevojë për ndryshime, por ato ndryshime duhet të jenë rezultat i “zhvillimit logjik” dhe jo revolucionit.

Rusia është përballur me protestat më të mëdha në afro dy dekada, që kanë pasuar zgjedhjet e dhjetorit të kaluar, e në të cilat partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, ka siguruar shumicën, me gjithë dyshimet për mashtrime.

Opozita ka bërë thirrje për protesta të reja më 4 shkurt, përkatësisht një muaj para zgjedhjeve presidenciale të Rusisë.
XS
SM
MD
LG