Ndërlidhjet

Jahjaga fton për investime në Kosovë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të Samitit Botëror për të Ardhmen e Energjetikës, që po organizohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të mbi 140 shteteve.

Jahjaga mësohet të ketë zhvilluar një varg takimesh - pos tjerash me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, kryetarin e Abu Dhabit, sheikun Mohamed bin Zajed al Nahian, disa ministra të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, udhëheqës ushtarakë të këtij vendi që kanë shërbyer në Kosovë, si dhe përfaqësues nga shumë shtete të tjera.

"Presidentja Jahjaga, në takimet e saj, i njoftoi bashkëbiseduesit me gjendjen e përgjithshme dhe të arriturat në vendin tonë... Ajo bëri thirrje për bashkëpunim ekonomik dhe për investime në Republikën e Kosovës, e cila disponon me resurse të shumta, në të gjitha fushat", thuhet në njoftimin e Presidencës.
XS
SM
MD
LG