Ndërlidhjet

Kazakistan: Vëzhguesit i kritikuan zgjedhjet



Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se zgjedhjet parlamentare në Kazakistan kanë dështuar t’i arrijnë parimet themelore demokratike.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) tha se me gjithë ambiciet e deklaruara për forcimin e proceseve demokratike, zgjedhjet e 15 janarit, “nuk i plotësuan parimet fundamentale të zgjedhjeve demokratike”.

Në komentet e tij në konferencën për shtyp në Astana, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Xhoao Soaresh, theksoi se pjesa më e madhe e partive opozitare ishin bllokuar nga pjesëmarrja në zgjedhje:

Ne shpresojmë se kjo do të ndryshojë në të ardhmen.
Nëse autoritetet e Kazakistanit janë serioze lidhur me qëllimet e tyre të deklaruara të rritjes së numrit të partive në Parlament, atëherë ata do të duhej të lejonin më tepër parti të vërteta opozitare të marrin pjesë në zgjedhje. Ne shpresojmë se kjo do të ndryshojë në të ardhmen”, tha Soaresh.

Sipas rezultateve preliminare, partisë në pushtet Nur Otan, do t’i bashkohen dy parti: Ak Zhol dhe Partia Komuniste Popullore, që njihen si grupe lojale ndaj presidentit, Nursultan Nazarbaev.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se Nur Otan ka fituar më tepër se 80% të votave, ndërsa dy partitë e tjera kanë fituar diçka më tepër se nga 7 për qind.

Me këto zgjedhje përfundoi një sundim shumë i kritikuar njëpartiak në Kazakistan, megjithëqë asnjë parti e vërtetë opozitare nuk ia doli të fitoj vende në Parlamentin me 107 deputetë.

E vetmja parti e njohur si opozitë e vërtetë, Partia Gjithëkombëtare Socialdemokrate, që i ka kontestuar zgjedhjet, ka fituar vetëm 1.6% të votave.

Duke folur para gazetarëve në Astana, Miklosh Harashi, shefi i misionit vëzhgues zgjedhor afatgjatë, e ka kritikuar atë që ai e cilësoi si “ambient i fushatës së kontrolluar ashpër, në të cilën të drejtat zgjedhore të shtetasve ishin të kufizuara”.

Më tutje ai theksoi:

Rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë edhe praninë e dy partive, ndaras nga partia shtetërore, mund të përshkruhen si zgjedhje të orkestruara.
Ka pasur debat publik të kufizuar dhe mediat operuan në një ambient të karakterizuar nga vetë censura dhe në të cilën nuk kishte hapësirë për pavarësi editoriale në mediat e transmetuara”, tha Harashi, dhe shtoi se “Rezultatet e zgjedhjeve, përfshirë edhe praninë e dy partive, ndaras nga partia shtetërore, mund të përshkruhen si zgjedhje të orkestruara”.

Aktivistët opozitarë për nesër kanë paralajmëruar demonstratë në qendër të kryeqytetit Alma-Atë, për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve.

Më herët ata kanë thënë se zgjedhjet ishin përshkruar me shkelje të gjëra.

Nga ana tjetër, presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, i ka lavdëruar zgjedhjet për “transparencën e paprecedentë” dhe për atë se ishin të “hapura”.

Katër përtej shtatë partive që morën pjesë në zgjedhje nuk e kaluar pragun 7% dhe nuk kanë fituar vende në parlament apo, siç thuhet në Kazakistan, Mexhilis.

Liderët opozitarë i kanë kritikuar autoritetet se kanë synuar që rivalët të mbesin jashtë parlamentit. (f. b.)

Kazakistan - Vëzhguesit i kritikuan zgjedhjet
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00
XS
SM
MD
LG