Ndërlidhjet

Tri viktima nga rrëzimi i helikopterit


NATO ka konfirmuar se një helikopter civil është rrëzuar sot në jug të Afganistanit.

Policia afgane tha se tre pasagjerë kanë humbur jetën.

Aleanca veri-atlantike tha se forcat e koalicionit në këtë vend po bëjnë përpjekje të mbledhin më shumë informacione për atë që ka ndodhur.

Ajo ka mohuar të flasë për shkakun e incidentit ose për viktimat e mundshme.

Por, një zëdhënës i talibanëve, Qari Jusuf Ahmadi, tha se kryengritësit “kanë rrëzuar helikopterin dhe të gjithë personat në bord kanë humbur jetën”.
XS
SM
MD
LG