Ndërlidhjet

KS “të veprojë me seriozitet” në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, i ka bërë thirrje Këshilli të Sigurimit “të veprojë me seriozitet” në Siri, ku situata, siç është shprehur ai, është bërë e papranueshme.

Ban i ka bërë këto komente në margjinat e Samitit për Energjinë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Në anën tjetër, aktivistët kanë bërë të ditur se të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën sot në Siri, në protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Shifrat e Kombeve të Bashkuara flasin për mbi 5,000 të vrarë që nga shpërthimi i trazirave, marsin e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG