Ndërlidhjet

Ilir Meta shpallet i pafajshëm


Ish-zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Kjo e fundit solli vendimin për video-përgjimin “Meta-Prifti”, duke pushuar gjykimin ndaj kësaj çështjeje dhe duke nxjerrë të pafajshëm zotin Meta, raportojnë mediat në Tiranë.

Sipas vendimit në fjalë, akuzat ndaj Metës për korrupsion aktiv nuk u vërtetuan.

Meta u akuzua nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prrifti, duke bërë publik një video-përgjiim, e cila nga ekspertiza rezultoi të ishte e manipuluar.
XS
SM
MD
LG