Ndërlidhjet

Gjermani: Nderohen amerikanët që ndihmuan në rastin Uka


Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Hans-Peter Friedrich, pritet t’i nderoj dy amerikanë për ndihmë në zënien e ekstremistit islamik, i cili i sulmoi ushtarët amerikanë në autobus dhe i vrau dy prej tyre.

Ministri Friedrich sot do ta nderoj me Kryqin Federal të Meritave, ushtarin amerikan, Trevor Bruer, dhe punonjësin civil të aeroportit, Lamar Koner, të cilët e kishin ndjekur të dyshuarin Arid Uka, pas të shtënave më 2 mars të vitit të kaluar, duke e ndihmuar policinë për ta arrestuar në vendin e ngjarjes.

Kundër shqiptarit nga Kosova, Arid Uka, 21 vjeçar, aktualisht po mbahet procesi gjyqësor për vrasje. Ai e ka pranuar se i ka kryer vrasjet dhe mund të ballafaqohet me dënim me burgim të përjetshëm.

Vendimi i gjykatës është paralajmëruar për të enjten.

Ushtari amerikan, Trevor Bruer tha se ai ishte në autobus, kur Uka i filloi të shtënat. Pastaj Uka ia kishte vënë revolen në kokë atij dhe e kishte tërhequr këmbëzen. Por, revoja ishte bllokuar dhe nuk kishte shkrepur.
XS
SM
MD
LG