Ndërlidhjet

Itali: Pronarët e fajësojnë kapitetin për shkatërrimin e anijes


Pronarët e anijes italiane, që u fundos në bredgetin e Italisë, me ç’rast humbën jetën së paku 6 vetë, sot e kanë fajësuar kapitetin se ka bërë gabime.

Anija Costa Concordia, me 4200 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, hasi në pengesë në bregdetin perëndimor italian dhe u fundos ditën e premte.

Afro 15 njerëz ende konsiderohen të zhdukur, por përpjekjet për shpëtim u pezulluan sot për shkak të kohës së keqe.

Aktualisht, kapiteni i anijes është nën hetime nga autoritetet i dyshuar për vrasje dhe për braktisje të anijes, para se udhëtarët të ishin të siggurt.
XS
SM
MD
LG