Ndërlidhjet

Venezuelë: Mbyllet konsullata në Majami të SHBA-ve


Qeveria e Venezuelës thotë se po e mbyllë konsullatën e saj në Majami të Shteteve të Bashkuara, pasi personeli i saj është në rrezik.

Konsullja e Venezuelës në Majami, Livia Akosta Noguera, ishte dëbuar më herët këtë muaj nga Shtetet e Bashkuara dhe ishte shpallur person i padëshiruar.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë refuzuar të japin detaje ose shkaqe për dëbim.

Gazeta amerikane, The Miami Herlad, ka raportuar për akuza se ajo kishte diskutuar për sulme të mundshme kompjuterike në tokën amerikane.

Qeveria e Venezuelës, në një deklaratë, ka thënë se organizatat “kriminale dhe terroriste”, me seli në Floridë, e kanë kërëcënuar personelin e konsullatës, prej se dëbimi i zonjës Noguera ishte bërë publik.

Mëtutje thuhet se konsullata mbetet e mbyllur “deri në njoftimin tjetër”.

Në Majami gjendet një komunitet i madh i emigrantëve nga Venezuela. Besohet se shumica prej tyre janë kritik ndaj presidentit të Venezuelës, Hugo Çavez.
XS
SM
MD
LG