Ndërlidhjet

Shkup: Polici u dënua me 14 vjet për vrasje


Një gjykatë në Maqedoni e ka dënuar pjesëtarin e forcës elite policore, Igor Spasov, me 14 vjet burg, për vrasje të një mbështetësi të ri të partisë në qeveri, në festimet pas zgjedhjeve.

Zyrtarët gjyqësor thanë se ai sot ishte shpallur fajtor për vrasjen e Martin Neshkoskit, 22 vjeçar, më 5 qershor të vitit 2011, pasi ishin kumtuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme.

Igor Spasov i ka hedhur poshtë akuzat.

Gjykata tha se polici e kishte rrahur Neshkoskin për vdekje, në sheshin qendror të Shkupit, pasi ai ishte përpjekur të depërtonte në skenë për të festuar me udhëheqësit e lartë të partisë fituese.

Vdekja e këtij të riu kishte shkaktuar një valë të demonstratave kundër brutalitetit policor. Protestuesit e kishin akuzuar policinë se po përpiqej ta fshehte vrasjen.
XS
SM
MD
LG