Ndërlidhjet

AI dënon forcën e policisë


14 janar 2012

14 janar 2012

Organizata Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, dënoi sot atë që ajo e quan “përdorim i tepruar i forcës” nga ana e policisë së Kosovës kundër protestuesve të padhunshëm më 14 janar.

Në një komunikatë të kësaj organizate thuhet se “policia e Kosovës përdori gazin lotsjellës, shkopinj gome dhe topa uji në kushte të temperaturave të ulta në përpjekje për të shpërndarë turmat".

"Dhjetë demonstrues u lënduan seriozisht, përfshirë edhe dy pjesëtarë të Vetëvendosjes, të cilët raportohet se janë rrahur nga policia pas arrestimit. Katër demonstrues janë hospitalizuar”.

Në komunikatë thuhet se standardet ndërkombëtare për policinë bëjnë thirrje për përdorim proporcional të forcës dhe në pajtim më ligjet kombëtare e ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë edhe parimet themelore të Kombeve të Bashkuara mbi përdorimin e forcës nga organet e rendit në të cilat thuhet se “për shpërndarjen e tubimeve të paligjshme, por të pa dhunshme, policia duhet të shmangë përdorimin e dhunës, ose kur kjo është e pamundur të përdorë forcë në minimumin e nevojshëm”. (a.v.)
XS
SM
MD
LG