Ndërlidhjet

logo-print

Romni kritikohet nga kundër kandidatët


Profili i Mit Romnit si biznesmes është sulmuar nga rivalët e tij për kandidat të Partisë Republikane, për ta sfiduar presidentin amerikan, Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.

Pesë kandidatët e mbetur, përfshirë Romnin, kanë mbajtur një debat mbrëmë, në shtetin e Karolinës së Jugut.

Raportohet se Romni, i cili veçse ka shënuar fitore në Ajoua dhe Nju Hempshir, mund t’i afrohet edhe më shumë kandidatit të Partisë, nëse e fiton edhe garën e së shtunës së ardhshme në Karolinën Jugore.

Debati i mbrëmshëm ndodhi vetëm disa orë pasi ambasadori amerikan në Kinë, Xhon Huntsman, u tërhoq nga gara, për ta mbështetur Romnin.

Kandidatët e tjerë të mbetur në garë janë Nut Gingriç, Rik Santorum, Ron Paul dhe Rik Perri.
XS
SM
MD
LG