Ndërlidhjet

Roja bregdetare italiane jep shifra të reja, edhe 29 të zhdukur


Roja bregdetare italiane e ka ndërruar sërish shifrën e të zhdukurve nga katastrofa e anijes, duke thënë se numri i personave që ende mungojnë është 29.

Vlerësimet e mëhershme tregonin se që nga fundosja e anijes, mungonin edhe 15 persona.

Marko Brusko, shefi i rojës bregdetare tha se autoritetet tani besojnë se 25 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit mbesin të zhdukur që nga fillimi i fundosjes së anijes Costa Concordia, më 13 janar.

Ai tha se ka vetëm një fije shprese për gjetjen e këtyre të zhdukurve dhe se kërkimet ende po vazhdojnë.

Raportohet se 10 gjermanë mund të jenë në mesin e 29 të zhdukurve. Deri më tani, gjashtë persona të vdekur janë nxjerrë nga bordi i anijes luksoze, përfshirë një italian, një spanjoll, dy francezë, një peruan, si dhe një viktimë e pa identifikuar.
XS
SM
MD
LG