Ndërlidhjet

Më shumë kinezë jetojnë në qytete sesa në fshatëra


Kina ka më shumë banorë në qytete sesa në zonat rurale, për herë të parë në historinë e këtij vendi.

Të dhënat e lëshuara sot nga Zyra e Statistikave Kombëtare të Kinës tregojnë se banorët e qyteteve llogariten si 51.27 përqind e popullatës prej 1.34 miliardë banorëve të Kinës, të dhëna këto të mbledhura deri në fund të vitit 2011.

Shkalla e urbanizimit të Kinës është rritur me shpejtësi, në një kohë kur shumë njerëz po i lëjnë shtëpitë e tyre në fshatëra për të lëvizur në qytete të mëdha, në kërkim të një pune që paguhet më shumë, përderisa ekonomia vazhdon të rritet.

Vitin e kaluar, ekonomia e Kinës u rrit për 9.2 përqind.
XS
SM
MD
LG