Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Rusia lëshoi në qarkullim draftin e ri për Sirinë


Rusia e ka lëshuar në qarkullim një rezolutë të rishikuar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, por diplomatët perëndimorë citohet të kenë thënë se drafti ende nuk e dënon fuqishëm goditjen e protestuesve nga regjimi i Bashar al-Asadit.

Raportet thonë se ekspertë nga 15 shtete anëtare të Këshillit të Sigurimit pritet të takohen më vonë gjatë ditës së sotme për ta diskutuar këtë tekst të Rusisë.

Për muaj të tërë, Këshilli është i ndarë sa i përket konfliktit të Sirisë; me vendet perëndimore në njërën anë, që kërkojnë një dënim të fuqishëm të regjimit dhe me Rusinë në anën tjetër, një aleate e kahershme e Sirisë, që shtynë përpara një rezolutë që u bën thirrje të gjitha palëve për shuarje të dhunës.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që përfundimisht ta trajtojë çështjen e krizës në Siri, në atë që ai e quajti, ‘mënyrë koherente’.
XS
SM
MD
LG